Vesel Memedi përgjigje publike Shenazi Salihut | mbetem borxh kërkesës së tij publike

Përgjigje publike Shenazi Salihut                                                                                       
(Një sqarim për z. Shenazi Salihun me qëllim që të mos i mbetem borxh kërkesës së tij publike.) njofton shigjeta.net
Në parimet islame ekziston një rregull për faljen e namazit. Nëse për X shkaqe nuk ke mundur të falish namazin në kohën e duhur, ke mundësi të njejtin ta falish në kohën kur të jepet mundësia, dhe e bën “kaza.” Mos u mërzit pse nuk ke arritur në kohën e duhur ta tradhëtosh RDK-në. Më vjen mirë që tani e ke bërë “kaza” dhe publikisht e ke realizuar tradhëtinë. Por, në partinë që ke aderuar nuk i ke “sevapet” si ato që kanë tradhëtuar prej fillimit, sepse namazi që falet “kaza” nuk e ka sevapin e namazit që falet në kohë. Më vjen keq se atje ku ke shkuar nuk do të vlerësojnë si të parët. E kuptoj zhgënjimin tuaj që keni prit shumë nga ata që ju keni sherbyer, por nuk jamë fajtor as unë as antarët besnik të RDK-së që partia ku keni aderuar nuk i ka bërë mirë matematikat para se ti futet kësaj loje. Besoj se me formimin e këshillit të komunës së Gostivarit e keni kuptuar fjalën e popullit që thotë se kush ia bën varrin tjetrit bie vet në të