Piloti shqiptar

Piloti i parë në Zvicër nga Vaksinca. Ai është Burim Aliu
Piloti shqiptar Burim Aliu (30-vjeçar), nga Vaksinca e Kumanovës, sot jeton dhe vepron në Sant Gallen të Zvicrës. Për kontributin dhe sukseset e tij Burimi përveç prindërve i është mirënjohës edhe Zvicrës, të cilin vend e konsideron si vendlindje të dytë. Këtë na e tha edhe babai i tij Ahmet Aliu, i cili më shumë se 40 vjet jeton në Zvicër. Piloti ynë është i martuar me Njomzën dhe kanë dy goca Hanën (3 vj. dhe Lonën.4.5 vj.)